Po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, makina përplas 65-vjeçarin në Berat

27 Maj 2023, 16:27

BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar në Berat. Një makinë ka përplasur një të moshuar, i cili ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë në vijat e bardha.  

Aksidenti u shënua mesditen e sotme në lagjen “Çelepias”. 65-vjeçari po kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës, kur u mor zvarr nga një makinë Volsëagen Passat. 65-vjecari, Agim Mingu është transportuar me urgjencën në spitalin e Beratit dhe po merr ndihmë mjekësore.