Po kalonte rrugën, makina përplas rëndë këmbësorin në Lungomare

28 Maj 2021, 09:11 | Përditesimi: 28 Maj 2021, 09:11

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare në Vlorë. Një makinë ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën. Raportohet se ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.M, 34-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

'Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.

b.ha./Shqiptarja.com