Po luftonte me jetën, 'shënimi i fundit' i Hueydës El Saied në rrjetet sociale për të birin ditën që nisi shkollën

23 Nëntor 2021, 18:44 | Përditesimi i fundit: 2021-11-23 18:45:26

I trishtë ishte lajmi për ndarjen nga jeta parakohe të artistes së dashur për publikun shqiptar Hueyda El Saied. Ndërkohë në rrjetin e saj social, Hueyda ka publikuat më 15 shtator edhe shënimin e saj të fundit për të birin, ditën kur ai filloi klasën e parë.

'Sot ishte dita e pare e shkolles per Gabrielin. Cfare emocioni. Sa shpejt iken koha me duket sikur jo me larg se dje ne u takuam per here te pare dhe direkt ti deshiron te mesosh te lexosh cfare shkruaja per ty kur ishe ne brendesine time. Me the qe kishe frike te shkoje ne shkolle se s’do te arrije te shkruaje dhe flisje (gjermanisht). Ti nuk ke asnje arsye zemra ime, se pervecse ti je i prirur per gjuhet (gjermanishtja do te jete gjuha e peste qe do te flasesh) dhe sikur te jesh i fundit i klases per babi Thierryn dhe mami Edin ti je nje kampion. Ti e ke marr dipllomen e suksesit diten kur me buzeqeshe per here te pare, diten kur me thirre mama, diten kur the ne shqip « Merre me long se mishi u maru », apo diten kur the « Babi Thierry une kam nje zemer te madhe per ty ». Vite te mbare shkollor krenaria jone. Te duam pafund Gabriel. Babi, mami, nona Dana dhe teze Opa'- shkruante ajo.