Po mbahet seanca për Fredi Beleri, ambasadorja greke mbërrin në gjykatën e Vlorës

13 Maj 2023, 11:35

Në gjykatën e Vlorës po mbahet seanca për Fredi Belerin i arrestuar për blerje votash.

Ndërkohë në ambientet e gjykatës së Vlorës ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi, e cila pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit ka hyrë serish në makinë, pasi po merret leje për të hyrë në ambientet e gjykatës.