Gjatë diskutimit të propozimit të PS për hartën e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ‘lëshoi’ gojën teksa po diskutonte me përfaqësuesit e mazhorancës.
Gjuha e përdorur prej tij, u dënua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e cilësoi si të papërshtatshëm fjalorin e Korreshit.

















