'Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm', Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

28 Shkurt, 12:32

residenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen. Zelensky tha se regjimi i Putinit duhet të humbasë.

"Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të", tha Zelensky.