Po transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 persona në Himarë, mes tyre edhe një 18-vjeçar

23 Prill 2023, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2023-04-23 11:09:12

Katër persona janë arrestuar në Himarë, pasi u kapën nga policia kufitare duke transportuar me fugon 29 emigrantë në mënyrë të paligjshme, një nga të arrestuarit po lëvizte me një mjet tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të shmangur policët.