Po transportonin me makinë 84 pako kanabis çokollatë në Lezhë, në pranga 3 shtetas

21 Gusht 2022, 10:21

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Izmir Hebovija, në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë