Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 40 vjeçar në Pogradec

8 Shtator 2020, 09:25

POGRADEC-Arrestohet në flagrancë një person pasi po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Policia Rrugore e Pogradecit kapi 40 vjeçarin me iniciale A. R., banues në Laprakë të Tiranës, teksa po transportonte me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.