Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

10 Korrik 2023, 15:00

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.