Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

25 Prill 2023, 10:27

Një i ri nga Shkodra ka rënë në pranga pasi u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Shoferi 21-vjeçar me 3 emigrantët pakistanezë në makinë, po tentonin të kalonin kufirin kur u kapën nga policia, në rrethrrotullimin e Hotit në Malësi të Madhe.