Po udhëtonte drejt Vlorës, shkrumbohet nga flakët makina në bypass-in Mbrostar-Levan, dyshohet defekt teknik

1 Maj 2023, 19:05

Një automjet tip “Nisan Qashqai” është shkrumbuar nga flakët në bypassin Mbrostar-Levan, në afërsi të spitalit memorial turk.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale. Drejtuesi i mjetit udhëtonte drejt Vlorës. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti teknik në mjet.