Vajza e Ledrit dhe Sara Hoxhës feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet nga ish çifti në rrjetet e tyre sociale.
Me anë të një video të publikuar në Instagram Sara me një tortë në formën e zemrës shihet teksa uron Poin e vogël për 4 vjetorin e saj.
“Me gjithë zemrën time për gjithë jetën time”, shkruan Sara krah videos.