Pogradec/ Banesa në Rrëmenj u përmbyt nga uji, momenti kur kryefamiljari nxjerr në mes të natës fëmijët e vegjël

21 Nëntor, 13:07 | Përditesimi: 21 Nëntor, 13:07

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë banesa në zona të ndryshme të vendit të përmbyten nga uji.

Një rast i tillë është shënuar edhe në fshatin Rrëmenj, ku kryefamiljari nxjerr fëmijët nga banesa gjatë orëve të natës pasi uji brenda saj arriti 30 cm.

Nga video e siguruar shihet edhe momenti kur njëri prej fëmijëve dëgjohet duke qarë.

r.k./Shqiptarja.com