Pogradec, dyfishohet tarifa e pastrimit për bizneset! Këshilli bashkiak voton paketën fiskale për vitin 2024

11 Dhjetor 2023, 17:45

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi mes debatesh paketën e re fiskale për vitin 2024.  Tarifa vendore e pastrimit do të rritet me 20 për qind për qytetarët dhe 40 deri në 100 për qind për bizneset. Kështu nga 2024-ta qytetarët do paguajnë për pastrimin 4 000 lek në vit, nga 3 200 që paguanin aktualisht.