Pogradec/ Erozioni u lëvizi themelet, banesat rrezikojnë të bien mbi njëra tjetrën! Familjet kërkojnë ndihmën e bashkisë

29 Janar, 15:28

Erozioni ka tundur themelet e banesave në lagjen nr.5 të Pogradecit duke rrezikuar që ato të bien mbi njëra tjetrën. Shqetësimi në Report TV vjen nga dy familje, njëra me 10 anëtarë. Kryefamiljarët kërkojnë nga pushteti lokal të ndërhyjë me mure fortifikuese ndaj dherave që rrëshqasin.