Pogradec/ Homazhe në vendin ku ndërroi jetë Egli Proga! E motra: I betohem dhe atyre që fshihen pas skutave se drejtësinë do e sjell me çdo kusht

14 Gusht, 21:13

Mbrëmjen e sotme janë mbajtur homazhe për Egli Progën në Pogradec, në vendin ku ai humbi jetën pasi u dhunua nga Denis Meçe të shtunën e kaluar jashtë ambjentit të një lokali. E motra e të ndjerit ka bërë apel për drejtësi dhe që autorët të vihën prapa hekurave.