SHBA- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar takimin më presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun grek, Kyriakos Mitsotakis si inkurajues.
Një çështje e rëndësishme ku është ndalur të flasë shefi i ekzekutivit ka qenë edhe "PO" nga Gjermania, për çeljen e negociatave, të cilën thotë se e sheh si një dritë jeshile, plotësisht të merituar. Duke u ndalur tek kushtet, Rama tha se ato i shërbejnë Shqipërisë për t'u bërë një vend europian.