Zbardhet takimi/ Mitsotakis- Ramës: Plotësoni kërkesat e BE-së dhe keni 'PO' nga Greqia! Gati t'ju ndihmojmë pas tërmetit (VIDEO)

SHBA- Takimi i parë zyrtar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Mitsotakis është shtrirë në disa tema diskutimi. Mediat greke kanë zbuluar çfarë është diskutuar mes dy krerëve të Shqipërisë dhe Greqisë, ku sigurisht në qendër të vëmendjes ka qenë çelja e negociatave për Shqipërinë me BE. 

Për të filluar bisedën, Mitsotakis ka hedhur hapin e parë duke e pyetur Ramën lidhur me tërmetin 5.8 ballë i cili jo vetëm tronditi Shqipërinë, por dhe u ndoq me mjaft interes nga vendi fqinj. Kryeministri grek u shpreh i gatshëm të ndihmonte Shqipërinë në rast emergjence ndërsa Rama i tha se nuk ka pasur të vdekur, por që mund t'i kërkonte ndihmë edhe Greqisë, siç ka bërë Shqipëria edhe më parë. Sigurisht për këtë të fundit mori dakordësinë e plotë nga Mitsotakis. 

Më pas takimi është fokusuar tërësisht tek çelja e negociatave për Shqipërinë. Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga data 18 tetor e cila do të shënojë fatin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, Mitsotakis u shpreh se e mbështet një gjë të tillë, por me kusht që të plotësohen të gjitha kushtet që BE i ka vendosur Shqipërisë

Kryeministri grek nuk ka harruar t'i përmendë çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, dhe sidomos ato pronësore, për të cilën Rama  sipas mediave greke është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë.

Rama mbërriti në New York, pasditen e kësaj të hëne, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Kjo vizite ishte parashikuar të realizohej dy ditë më parë, por për shkak të situatës ku ndodhej Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë, kreu i qeverisë vendosi ta anulojë dhe ta shtyjë për një moment të dytë. Duke qenë se situata në vend u stabilizua, shefi i ekzekutivit u nis drejt New York ku u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, e ndërsa pritet të takojë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Nga tërmeti tek negociatat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës dhe Mitsotakis në New York

Zbardhet takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun grek, Mitsotakis. Biseda ka nisur me interesimin e Mitsotakis mbi situatën në vend pas tërmetit, teksa u shpreh i gatshëm për të ndihmuar vendin. Ndërkohë, pa dyshim në fokus ka qenë edhe vendimi i BE-së n 18 tetot për çeljes ose jo të negociatave me Shqipërinë, kur Mitsotakis u shpreh se e mbështet një gjë të tillë, por me kusht që të plotësohen të gjitha kushtet që BE i ka vendit tonë. Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, dhe sidomos ato pronësore. 

Ora 19:45
Rama takon Mitsotakis në New York: Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rinisur udhëtimin e punës për në Nju Jork, që e anuloi ditën e shtunë, pasi vendi u trondit nga një tërmet 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ai ka shpërndarë një foto nga shtrëngimi i duarve me Mitsotakis, bashkangjitur se cilës shkruan:  “OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”. 

Ora 18:54
Rama publikon mesazhin që mori sapo zbriti në New York

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në New York. Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar një mesazh që ka mbërritur në celularin tij nga një qytetar. Qytetari e ka falanderuar,për një problem që ka gjetur zgjidhje pas 10 vjetësh vetëm pasi aplikoi në Platformën e Bashkëqeverisjes. Bashkangjitur fotove, Rama shkruan: Ai momenti kur sapo zbret në Nju Jork dhe fillon lexon mesazhet në makinë.  Ju përshëndes të gjithëve dhe të jeni sa më mirë sot.

Mesazhet e mbërritura në adresë të kryeministrit Edi Rama

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/09/2019 09:35

    Nuk kemi nevojë as për po-në e këtyre dhe as për ndihmë nga këta! Këta të shikojnë atë që i punuan BË-së për veten e tyre dhe borxhet e tyre triljardëshe. Këta në punë të tyre ne në tonën. Nuk kemi asnjë punë me këta!

    Përgjigju
  • RMIGRANTET NYC: 24/09/2019 00:00

    Priten protesta paqesore perpara United national me parrulla RAMA IK QE LE SHUMICEN E POPULLIT SHQIPETAR ME 100$ me muaj KUSH DESHIRON TE VIJE ESHTE FJALA PER RMIGRANTET NE NYC BRUKLIN STEITEN AILEND BRONX QUINC LONG AILEND PER 5 BOROTE E NYC PERDORNI SUBWAY ME MAKINA NUK LEJOHET TE KALOHET

    Përgjigju
    • Kafsha: 24/09/2019 12:33

      Ik ore hamall mëso shqip njëherë e pastaj komento!

    • shqupisti i denj: 24/09/2019 11:16

      po buke te marrim me vete? byrek/.?donats??

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike