‘Policë të kthyer në grabitës’, Rexhepi: Kanë rroga mjerane, shteti t’i mirëtrajtojë financiarisht! Mos t’i kenë pagat nën 1000 euro

28 Nëntor 2022, 13:39

Duke u ndalur tek rasti i goditje së trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet se kokainë nuk është trafikuar drejt Fierit pa garanci. Ai thotë se “steka” e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë që dolën garant dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.

‘Nuk duhet të ngelim vetëm në nivele inspektori, pasi edhe këto trafiqe droge me tonalata nuk bëhen pa pasur garanci të niveleve të larta. Nuk i hyn njeri një risku të bëj një biznes droge miliona euro pa pasur autostradë rrugën. Le për të dëshiruar forca e policisë, ka nevojë për përmirësim. Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme. Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta.’- u shpreh Rexhepi.