Policët e ‘këqinj’ të qershorit, AMP i kap me shkelje! 6 në pranga, 13 të pezulluar! Në 1 muaj, 28 efektivë në hetim

5 Korrik 2023, 17:01

Në muajin qershor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore çoi për hetim në prokurori 28 efektivë policie për shkelje të ndryshme, ndërsa 4 efektivë janë në qeli paraburgimi. Rasti më i bujshëm ishte ai i goditjes ndaj 13 efektivëve, të dyshuar se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.