Policët, mjekët dhe FA do përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, 300 kuota për këtë vit! Përfitues edhe studentët e Mjekësisë që nënshkruajnë marrëveshjen

2 Gusht 2023, 14:35

Punonjësit e administratës publike do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria. Për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota. Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura.