‘Polici e krimit’, protestuesit qëllojnë efektivët me vezë e domate

8 Shtator, 17:39 | Përditesimi: 8 Shtator, 17:39

Protestuesit përpara Kuvendit kanë qëlluar me vezë e domate një njësi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që po kalonte pranë tyre.

“Polici e krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”, thirrën ata ndërsa lëshonin ‘municionet’ drejt efektivëve.

E.H/Shqiptarja.com