Polici i Portit e la të ikte jashtë, zbulohet i kërkuari! Elidon Çela, lidhje me 500 mijë eurot që u gjetën të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia

23 Shtator 2023, 11:37

Report Tv mëson emrin e personit që polici i portit të Durrësit lejoi të dalë jashtë Shqipërisë ndonëse ishte shpallur në kërkim.

Ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit

Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.

Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme.

Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.