Polici u shpërndan ujë protestuesve të maskuar, Balla: E kanë hak rritjen e pagës

19 Tetor, 16:28 | Përditesimi: 19 Tetor, 16:28

Një efektiv u ka shpërndarë shishe uji disa protestuesve të maskuar. Videoja është postuar nga Taulant Balla, i cili shkruan:

“E kanë hak rritjen e pagës”, duke iu referuar premtimit të kryeministrit Rama se nga 1 janari, policët do të kenë rritje të konsiderueshme page dhe 2500 euro shpërblim për policët në frontin e sulmeve.

E.H/Shqiptarja.com