Polici u vra në krye të detyrës, Lamallari: Kemi nisur procedurën për shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’, do zbardhim përgjegjësitë për operacionin

4 Qershor, 13:59 | Përditesimi: 4 Qershor, 13:59

Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari bëri me dije se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, që humbi jetën në krye detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Lamallari tha se kanë nisur hetim për zbardhjen e përgjegjësisë së plotë për respektimin e protokolleve.

 

I.M/Shqiptarja.com