Policia bën bilancin e marsit 2024: Zbulohen 3 baza ku grupet kriminale furnizoheshin me armatim! 553 të arrestuar e 207 mijë euro të sekuestruara

31 Mars, 11:19

Tre baza ku grupet kriminale furnizoheshin me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda janë zbuluar gjatë këtij muaji në Durrës e Vlorë. Ndërkohë në Tiranë u zbulua një rast I transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak.