Policia bën ‘bilancin’ për muajin gusht: 137 operacione, 794 persona në pranga! Bllokohen 104 mjete lundruese

3 Shtator 2023, 13:34

Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ për muajin gusht, ku njofton se ka finalizuar 137 operacione, si dhe ka vënë në pranga 794 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu janë vënë në pranga 324 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 516 leje drejtimi.