Forca të shumta policie të drejtorisë vendore të Tiranës janë parë në orët e para të së premtes pranë stacionit policor të Fushë Krujës.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se një operacion anti drogë është në zhvillim e sipër në të gjithë rrethin. Në fokus janë serat, tunelet dhe banesat e braktisura ku mund të kultivohen kanabis.
Sipas burimeve, operacioni do të shtrihet në të gjithë rrethin ndërsa marrin pjesë forca të komisariatit të Fushë-Krujës dhe të Tiranës.