Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore

2 Korrik, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2024-07-02 14:12:29

Policia e Shtetit hapi aplikimet për 400 pozicione të rolit bazë në strukturat e saj vendore.

Policia e shtetit informon se përzgjedhja do të bëhet nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor.

Sipas policisë, në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për femra të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.