Policia gjobit në Tiranë drejtuesit që udhëtojnë me fëmijë në makinë pa sistemi fiksimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë

1 Shtator 2023, 20:44

Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka gjobitur disa drejtues mjetesh që lëvizin me fëmijë në makinë pa sistemet e fiksimit. Në videon e ndarë nga policia, vihen re raste të ndryshme, ku fëmijët janë ngjitur në baxhon e hapur të makinës, apo janë ulur në vendin e parë të pasagjerit me prindërit, pa sistemi fiksimi.