Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës

3 Shtator, 22:38

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema dha disa detaje lidhur me ngjarjen në Kodrën e Diellit në Tiranë një muaj më parë kur motrat Berishaj goditën me gotë në fytyrë blogeren Klea Prenga për arsye xhelozie, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I ftuar në studion e Repolitix në Report Tv, Dema tha se motrat ikën përmes pikës kufitare të Morinës nga Shqipëria, ndërkohë që kishin si synim ti shkaktonin dëmtim të përjetshëm në fytyrë Prengës.