Policia kontrolle të imtësishme në Vlorë

16 Tetor 2019, 21:49

VLORË- Pas aksionit ku ranë në pranga anëtari i grupit të Llanajve Tesi Basho i cili akuzohet se ka vrarë dy prostituta në Itali dhe vëllai i tij, policia ka vijuar kontrolle të shumta në qytetin bregdetar. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Mësohet se janë urdhëruar ndalime të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të cilët janë skeduar si persona me rrezikshmëri të lartë.