Policia monitoron bregdetin! Bllokohen 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë, gjobiten drejtuesit e tyre

30 Korrik 2023, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2023-07-30 14:11:31

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë. Konkretisht janë bllokuar 5 Jet Ski, 6 skaf, 3 gomone, pasi u gjetën në shkelje, ndwrsa drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.