Policia Rrugore ka vendosur 24 729 gjoba gjatë kësaj jave që lamë pas, në të gjithë vendin.
Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 7 234 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave policia ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt si edhe janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.