Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale

11 Nëntor, 18:50 | Përditesimi: 11 Nëntor, 18:50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është takuar në Romë me homologun italian, Vittorio Pisani. Në fokus të bisedimeve ishin hetimet dhe operacionet e përbashkëta kundër grupeve kriminale, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kibernetike.

A.E/Shqiptarja.com