Politika në fushatë, komisionet shtyjnë ligjet pas 14 majit! Mes tyre rritja e pagës së presidentit, nga 257.000 do të bëhet 425 000 lekë

25 Prill 2023, 16:20

Teksa politika ndodhet në fushatë, ligjet që kërkojnë shumicë votash po shtyhen për diskutime pas 14 majit nga komisionet parlamentare. Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë u shty për diskutim pas zgjedhjeve p/ligji për rritjen e pagës së Presidentit, ligj që synon rregullimin e hirerakisë së pagave në strukturat e  organeve kolegjiale dhe administratës publike.