Politikanët që etiketojnë shqiptarët, ta mbyllin atë dreq goje! Rama: Populli ynë ka dhënë shumë...

21 Tetor, 17:34 | Përditesimi: 21 Tetor, 17:34

Emigrimin masiv nga një shtet në tjetrin për mundësi më të mira arsimore apo dhe punësimi, Rama tha se nuk duhet të shihet si humbje. Kryeministri pranoi se sot ka më shumë largime sesa kthime, por kjo shërben më shumë si një shtysë për përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Ndër të tjera, kryeministri foli dhe njëherë për emigrantët shqiptarë në Britani duke thënë se janë një komunitet të cilët po i japin shumë sot vendit ku po jetojnë. Me humor ai tha se kushdo që tenton t’i prekë, ‘duhet të mbylli atë dreq goje’

A.A/Shqiptarja.com