Politikanët shqiptarë në Serbi e Mal të Zi kundër ‘Open Balkan’: Kjo nisëm plotëson ëndrrën shekullore të serbëve për të dalë në det

23 Tetor 2021, 20:51

SHKODËR- Të mbledhur në Shkodër, politikanët shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi janë shprehur kundër nismës për Ballkanin e Hapur.

Deputeti i parlamentit serb, Shaip Kamberi shprehet se është kundër kësaj nisme për sa kohë shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi që ai përfaqëson janë të shtypur dhe diskriminuar.