DURRËS- Sali Berisha është ndalur ditën e sotme me "Foltoren" e tij në Durrës, ku ajo që Report Tv ka mësuar me gazetarin Aldo Mustafa ky takim ka mbledhur rreth vetes shumë pak demokratë. Kryetari dhe Sekretari i degës së kësaj forcë politike në Durrës i kanë qëndruar "besnik" Lulzim Bashës, e ndërsa ajo që vihet re është se të pranishëm janë edhe janë drejtorët gjatë qeverisjes së tij, para 2013.
Ajo që u vu re në transmetimin "live" në Youtube është se ka nisur që nga rugëtimi i Sali Berishës në autostradë, një imazh që të krijon pak a shumë skenën e famshme në dasmat shqiptare të marrjes së nuses dhe "show" që bëhej.










