‘Ponder’, programi që nxit mendimin kritik tek të rinjtë! 5 më të mirët do zhvillojnë praktikë në mediat shqiptare

6 Korrik 2023, 22:12

Gjatë një viti, rreth 400 të rinj janë bërë pjesë e një programi që synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik për të dalluar lajmet e rreme, por dhe për tu aftësuar profesionalisht si gazetarë të ardhshëm. Aftësitë e fituara gjatë programit, të rinjtë mund t’i praktikojnë në media të ndryshme.