'Porositë për Zgjedhjet', Rama mbledh sot kryebashkiakët në Elbasan! Shtyhet Asambleja e Përgjithshme

3 Shtator 2020, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2020-09-03 18:21:16

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Pas takimit me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste. Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se Asambleja ishte parashikuar që të mbahej në datën 4 shtator, por ajo është shtyrë. Si data paraprake është caktuar fillimisht 11 shtatori.