Porta e Alpeve, Karakaçi: 100 milionë euro për projekte infrastrukturore në Shkodër, korridor me Adriatikun për sezon turistik gjithëvjetor

10 Prill, 11:17 | Përditesimi: 10 Prill, 11:17

Qeveria ka miratuar një projekt të ri për qarkun Shkodër të quajtur Porta e Alpeve, njoftoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. 100 milionë euro në total do të përdoren për një sërë investimesh në infrastrukturë e transport me qëllimin për të krijuar një korridor mes Alpeve dhe Adriatikut. Kjo do të forcojë turizmin dhe zhvillmin ekonomik.

 

I.M/Shqiptarja.com