Porti i Durrësit, Alibeaj: U dha pa garë, kompania e regjistruar në offshore! Marrëveshja në shkelje të Kushtetutës

14 Nëntor 2022, 15:41 | Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 19:41

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediat ka denoncuar sërish projektin për Portin e ri të Durrësit. Pasi marrëveshja u fut me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, Alibeaj thotë se më pas qeveria i ka vënë në dispozicion një pjesë të marrëveshjes, ndërsa pas leximit të tyre thotë se kjo marrëveshje është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

KT/Shqiptarja.com