Emisioni i plotë 'Portofol'| Zonat më të lira dhe më të shtrenjta në Tiranë! Shokon eksperti: 40 vite për të blerë një shtëpi?!

15 Maj, 20:59 | Përditesimi: 15 Maj, 21:03

 

Marrja e një prone me qira po kushton çdo vit e më shumë. Tashmë tregu po përballet me çmime tejet të larta jo vetëm për shitjen e apartamenteve por edhe për qiratë. Cilët janë faktorët? A po rrezikojmë një krizë strehimi prej çmimeve? Prej prillit të 2025-ës deri më tani inflacioni i qirave gati janë 3-fishuar. Nëse vjet inflacioni i qirave ishte 2.5%, në muajin e kaluar të këtij viti ishte 7.1%, kurse kulmi është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, trend që nuk ndryshoi as në janar e shkurt 2026. Kurse si periudhë 4-mujore shtrenjtimi këtë vit është më i larti historik me 7.8%.

I.M/Shqiptarja.com