Postbllok mes zonave të gjelbra dhe atyre me risk! Veliu: Mos hyni në det! Plazhi i ndaluar deri në një urdhër të dytë

26 Prill 2020, 16:09

TIRANE-Nesër do të nisë lehtësimi i masave në zonat me risk të ulët të cilësuara si të gjelbra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi masat për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën, pra në mënyrë që të mos lejohet kalimi i qytetarëve nga zona me risk të ulët te ajo me risk të lartë dhe e kundërta.

Nga Saranda, Veliu theksoi se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbërta. Gjithashtu ai u kërkoi qytetarëve që të mos tentojnë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.