Qytetet ku nesër mund të lëvizet lirisht dhe rregullat e reja, shtohet Delvina! Postbllok mes zonës së gjelbër dhe të kuqe

Qytetet ku nesër mund të lëvizet lirisht dhe rregullat e reja, shtohet Delvina! Postbllok mes zonës së gjelbër dhe të kuqe

Harta me zonat e gjelbërta, sot u shtua edhe Delvina

TIRANE-Nga dita e hënë, pra nesër në qarqet Dibër e Gjirokastër dhe bashkitë Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të futen në fuqi masat e reja lehtësuese. Delvina iu shtua sot listës, së publikuar për herë të parë ditën e premte

"Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”. Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike. Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania. Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet. Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve" tha ministrja e Shëndetësisë.

Por si do të bëhet lëvizja në këto qarqe dhe bashki? Brenda Dibrës dhe Gjirokastrës lejohet lëvizja e qytetarëve, por jo jashtë qarkut. Ndërkohë bashkitë Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd që janë kufitare dhe nuk kanë asnjë të prekur trajtohen si zonë e përbashkët dhe mes tyre lejohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu edhe Sarandë, Delvinë, Himarë, Konispol dhe Finiq e njëjta gjë, pra pa kaluar Llogoranë. Ndërkohë që Divjaka trajtohet si zonë e vetme dhe qytetarët nuk lejohet që të lëvizin jashtë territorit të bashkisë. Në këto zona të gjelbërta, ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Për shembull në Librazhd nuk lejohen hyrjet nga Elbasani, por as daljet në drejtim të këtij qyteti.

Pensionistët në këto bashki ku do të ketë lehtësime do të lëvizin lirisht në këmbë nga 06:00 deri në orën 08:30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë nuk lejohet që të dalë nga shtëpia. Nga ora 9:30 deri në 17:30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, pra kur pensionistët janë kthyer brenda. Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09:30 deri në orën 17:30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Gjithashtu në këto bashki ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pasditen e sotme inspektoi masat për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën, pra në mënyrë që të mos lejohet kalimi i qytetarëve nga zona e gjelbër te ajo me risk dhe e kundërta. Veliu theksoi se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbërta.

Zona e gjelbër
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë

Rregullat e qeverisë në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga hëna
Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Kujdes! Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave

Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Nesër nis lëvizja brenda zonave të gjelbra, Rama: Policia po përgatitet, vetëdijësohuni


Kreu i qeverisë Edi Rama postuar në faqen e tij në Facebook pamjet e përgatitjeve nga policia e shtetit për ngritjen e pikave të kontrollit që ndajnë zonat me risk nga ato të gjelbra për të mos lejuar hyrje daljet. "Policia e shtetit përgatitet për Zonat e Gjelbërta dhe kërkon vetëdijësim, mirëkuptim, bashkëpunim nga çdo qytetar!" shkruan kryeministri.

Ora 15:57
Veliu: Mos hyni në det, plazhi është i ndaluar deri në një urdhër të dytë! Nuk do të ketë tolerime

TIRANE-Nesër do të nisë lehtësimi i masave në zonat me risk të ulët të cilësuara si të gjelbra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi masat për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën, pra në mënyrë që të mos lejohet kalimi i qytetarëve nga zona e gjelbër te ajo me risk dhe e kundërta. 

Nga Saranda, Veliu theksoi se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbërta.

Gjithashtu ai u kërkoi qytetarëve që të mos tentojnë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet. Për të parandaluar këtë mundësi, tha Veliu, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë një pikë kontrolli. 

"Mbas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogara, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbërt tashmë të bërë publike.

Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë përsa i përket distancimit social, por edhe përsa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike.

Kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.

Prandaj, duke përfituar nga mundësia do t’u bëja thirrje gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbërta të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë.

Gjithashtu, për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.

Po kështu, për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbërt në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faro: 26/04/2020 20:27

    Nuk kuptoj përse pensionistët jo vetëm nuk lejohen të ngasin makinë, por u hiqet edhe e drejta të qarkullojnë si pasaxher!

    Përgjigju
  • Agim: 26/04/2020 14:59

    Tek keto qytet duhen shtuar dhe zonat e plazhit ku ka hapsira te medha dhe eshte ka distance nga njeri me tjetrin si vendet; Saranda, Shengjin,Velipoje etj

    Përgjigju
    • Trojani: 26/04/2020 21:58

      Po Delvinen e shtuat tek zona e gjelber.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë