Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gerti Shella në Report Tv: Është gafë, korrupsioni nuk luftohet në këtë mënyrë! S’ka program

29 Prill 2023, 20:56

- Eksperti i qeverisjes vendore Gerti Shella ka folur në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe fushatën e zhvilluar deri më tani nga partitë politike. Shella thotë se mangësia e kësaj fushate është se partitë politike nuk kanë programe. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, Shella tha se në këtë fushatë kandidatët duhej thjesht të shpalosnin vizionin e tyre për bashkitë dhe jo e gjithë fushata të zhvendosej në fokusin e liderëve kryesorë, Rama, Meta e Berisha.

“Programe nuk ka, ose kur ka ato janë në rastin e pohimeve, të dëshirave, por të pazbërthyera, të padetajuara. Kjo është një mangësi e kësaj fushate. Nga ana tjetër, nuk është kjo fushata që do kërkonte ballafaqime të mëdha, thjesht kërkon të shpalosen vizionet të cilat marrin përsipër ta adresojnë ato që janë të perceptuara si probleme të qyteteve tona. Ka një ekzagjerim të tonusit politik të përballjes në kuadër të këtyre zgjedhjeve. Rama nga njëra anë, Berisha nga ana tjetër, Meta më pak, pro janë muskujt politik që po shtyjnë narrativën e kësaj fushate, ndërkohë kandidatët janë më të zbehtë, më të intimduar vende-vende. Në disa bashki të tjera janë në anonimat të plotë dhe s’kanë sigura dot as daljen në ekranet e televizionit”, tha Shella në Report Tv.