Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, ironia e Gjergj Lucës: Kur na shohin me inat e xhelozi, i përgjigjemi me forcë krahu

26 Prill 2023, 12:41

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka ironizuar posterin me gishtat e mesit të Belind Këlliçit. Me përfaqësuesit e kompanisë së tij në panairin ndërkombëtar të mjeteve të punës dhe teknologjisë së avancuar në Barcelonë thotë se ka nga ata që i shohin me inat dhe i nxjerrin gishtin e mesit ndërsa ata i nxjerrin grushtin e punës.