Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, ish myftiu i Tiranës në Report Tv: Do i kushtojë shumë, të kërkojë falje! Mustafaraj: Të hiqen posterat, s’duhet të ketë mesazhe me inat dhe mllef

26 Prill 2023, 14:38 | Përditesimi i fundit: 2023-04-26 16:35:53

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë në Report Tv se Belind Këlliçit do i kushtojë shumë posteri me gishtin e mesit që e cilëson veprim fyes për të cilin duhet të kërkojë falje. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’, Gurra tha se të gjitha këto do i ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.